Sport

Napoli i ofron 2 milionë euro, Darmiani kërkon më shumë

Klubi italian, Napoli është i interesuar për ta blerë mbrojtësin e Manchester Unitedit, Darmianin.

Sipas mediave italiane, napolitanët i kanë ofruar lojtarit 2 milionë euro në sezon, por Darmiani kërkon 2.8 milionë, transmeton KosovaPress.

Matteo Darmiani duket se gjatë afatit të janarit do të largohet nga ‘Old Traffordi’ pasi që lojtari nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho.

Darmiani është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por duket se ai është më afër Napolit, skuadër kjo që pjesën e parë të garave në Seria A e mbylli në vendin e parë.