Sport

Drita – Liria, ndeshja më e bukur për tifozin anglez që shikoi 55 ndeshje në 55 vende

Matt Walker, tifoz i Fulhamit në Angli, kishte filluar një aventurë të veçantë gjatë këtij viti.

Ai ka udhëtuar në 55 vende evropiane për të shikuar 55 ndeshje të futbollit, transmeton Koha.net.

Walker ka zgjedhur ndeshjen Drita – Liria si më të veçantën nga të gjitha ato 55 ndeshje që ka shikuar. Ai madje ishte ftuar nga klubi i Dritës për të festuar pas fitores dramatike.

“Është e vështirë të zgjedh, por ndeshja në Kosovë ishte e pabesueshme. Shkova për ta shikuar ndeshjen Drita – Liria. Drita po udhëhiqte 3 me 1, më pas Liria shënoi dy herë në dhjetë minutat e fundit. Kurse Drita ia arriti ta fitojë takimin në minutat e fundit. Ndeshja dhe menaxhmenti ishin të mahnitur. Pas ndeshjes më ftuan për të festuar fitoren së bashku me ekipin”, është shprehur Walker për BBC MOTD.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 18 nëntor, të cilën Drita kishte arkëtuar pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 3.