Sport

Dybala shkëlqen ndaj Veronas

Paulo Dybala ka qenë spektakolar në fitoren e sotme të Juventusit ndaj Hellas Veronas.

Kampioni italian shënoi fitore prej 1 me 3, raporton Koha.net.

“Zonja e Vjetër” e nisi takimin për mrekulli duke kaluar në epërsi në minutën e gjashtë përmes Matuidit.

Në pjesën e dytë Caceres barazoi shifrat, kur po zhvillohej minuta e 59.

Por, dy gola të bukura nga Dybala i siguruan pikët e plota Juventusit. Argjentinasi shënoi në minutat 72 dhe 78.

Juventusi vazhdon të mbajë vendin e dytë me 47 pikë, përderisa Verona në vendin e parafundit ka 13 pikë.