Sport

Interi e Lazio ndajnë pikët

Katër ndeshje radhazi pa fitore në Serinë dhe tashmë diferenca me Napolin kryesues shkon në 7 pikë.

Interi ka harruar të fitojë, edhe pse barazimi 0-0 me një kundërshtare të fortë si Lazio mbetet rezultat i pranueshëm.

Spikatën në këtë përballje dy portierët respektivë, Handanoviq i Interit dhe Thomas Strakosha i Lazios. Portieri zikaltër, përveç disa ndërhyrjeve te rëndësishme ishte më fat kur goditja e Luiz Albertos u stampua në traversë, transmeton Supersport.

Ndërsa portieri i Kombëtares Shqiptare edhe në këtë sfidë qëndroi autoritar në fushë, duke kryer një ndërhyrje shpëtimtare pas gjuajtjes së Borja Valeros.