Donnarumma: Jam i lumtur te Milani

Donnarumma: Jam i lumtur te Milani

30 dhjetor 2017 18:00

Pas paraqitjes së tij të 100-të në fanellën e Milanit, Gianluigi Donnarumma ka hedhur poshtë spekulimet se dëshiron largimin nga San Siro, duke thënë se është i lumtur në Milano.

18 vjeçari ishte fyer më parë nga tifozët e Milanit për shkak se agjenti i tij Mino Raiola kishte tentuar t’i gjejë skuadër të re atij, transmeton Koha.net.

“Është fantastike të arrij 100 ndeshje me Milanin. Kam kontratë katër vjeçare dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Donnarumma për Mediaset Premium.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme