Salah vendimtar në fitoren e Liverpoolit Foto: Reuters

Salah vendimtar në fitoren e Liverpoolit

30 dhjetor 2017 17:52

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Leicesterit.

Ishte Mohamed Salah ai që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar dy herë, transmeton Koha.net.

Mysafirët filluan takimin për mrekulli duke shënuar qysh në minutën e tretë përmes Vardyt.

“Të Kuqtë” u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin.

Ishte Salah që shënoi dy herë, në minutat 52 dhe 76, pas asistimeve shumë të bukura nga Mane e Milner.

Pas kësaj fitore Liverpooli ka 41 pikë në vendin e katërt, përderisa Leicesteri në vendin e tetë ka 27 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme