Chelsea “shkel” Stoke Cityn, merr vendin e dytë Foto: Reuters

Chelsea “shkel” Stoke Cityn, merr vendin e dytë

30 dhjetor 2017 17:42

Chelsea ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Stoke Cityt, duke u ngritur për një pozitë në tabelën e klasifikimit.

Skuadra e Antonio Contes shënoi fitore prej 5 me 0, transmeton Koha.net.

Për nëntë minuta Chelsea shënoi dy herë, në minutën e 4 shënoi Rudiger kurse epërsinë e dyfishoi Drinkwater pas pesë minutave.

Në minutën e 23 Pedro shënoi për të përfunduar dilemën e fituesit në këtë përballje.

Willian në pjesën e dytë shënoi nga pika e bardhë për 4-0, kurse golin e fundit e shënoi Zappacosta në minutën e 88.

Pas kësaj fitore Chelsea në vendin e dytë ka 45 pikë, përderisa Stoke City në vendin e 13 ka 20 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme