Unitedi kërkon mesfushorin e Barcelonës

Unitedi kërkon mesfushorin e Barcelonës

30 dhjetor 2017 17:00

Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, raportojnë mediat spanjolle.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ Jose Mourinho synon që në afatin e janarit ta forcojë skuadrën më disa përforcime, dhe portugezi është në listën e Mourinhos.

Unitedi raportohet se tashmë ka nisur negociatat me agjentin e Gomesit, të cilin Unitedi mund ta blejë lojtarin për 31 milionë euro, transmeton kp.

Reprezentuesi portugez u transferua në Barcelonë nga Valencia në vitin 2016, dhe deri tani ka bërë 38 paraqitje për katalanasit, duke shënuar tre gola.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme