Buffon: Kane me instinkt për gol si të Ronaldos Foto: Reuters

Buffon: Kane me instinkt për gol si të Ronaldos

30 dhjetor 2017 16:33

Në fazën e ardhshme në Ligën e Kampioneve, Juventusi do të përballet në një impenjim të dyfishtë me Tottenhamin dhe rreziku kryesor nuk mund të ishte tjetërkush veçse, Harry Kane.

Bomberi që theu rekordin e golave në një vit solar në Premier League është vlerësuar edhe nga veterani i bardhezinjve, Gianluigi Buffon. Portieri i njohur do të ketë detyrën më të vështirë me yllin e Spurs, që vlerësohet të paktën 100 milionë euro në merkaton e futbollit europian.

“Kane është një prej sulmuesve më të mirë të Europës dhe ka një instinkt goli njësoj si Cristiano Ronaldo, Inzaghi apo Batistuta. E admiroj dhe e respektoj, por nuk kam frikë prej tij në përballjen e Championsit”, i shpjegoi Daily Mirrorit kapiteni i Juventusit, transmeton kp.

“Nuk ka asnjë dyshim që Kane është një bomberi vërtetë, pasi ka instinkt natyral për të shënuar. Ka lindur me një talent të tillë. Në karrierën time jam detyruar të përballem me më të mirët dhe lojtarë si Batistuta apo Ronaldo kanë pikërisht këtë që i vendos në vështirësi portierët”, tha Buffon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme