Sam Allardyce ka thënë se synon të sjellë tre lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, për t’i ndihmuar Evertonit në garën për top-tetëshe në Premier Ligë.
Që prej emërimit të Allardyce, Evertoni ka tubuar 15 pikë nga 21 të mundshmet për të siguruar pozitën e nëntë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë janar, Allardyce synon mbrojtës krahu dhe një sulmues, por maksimumi për anglezin do të ishin tre lojtarë.
“Nëse ka lojtarë të lirë atëherë tre do të ishte maksimumi. Kjo do të na jepte mundësi që të ngriheshim në pozitë dhe ndoshta të na përmirësonin”, ka thënë Allardyce.
“Sikur të siguronim pozitën e tetë apo të nëntë i bie që kemi bërë punë të shkëlqyeshme sivjet, duke e ditur se kemi nisur nga fillimi. Kah fundi i janarit do të dimë ku jemi”.