Sport

Milani siguron një pikë ndaj Fiorentinas

Descriptive Text

Milani ka siguruar një pikë të vështirë si mysafir i Fiorentinas për të mbetur në garë për një vend në Europa Ligë.

Ishin vendasit që fillimisht kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Giovanni Simeone në minutën e 71, por kuqezinjtë barazuan rezultatin tre minuta më vonë përmes Hakan Calhanoglut.

Me këtë barazim Milani mbetet në pozitën e nëntë me 25 pikë, dy pikë më pak se Sampdoria në pozitën e gjashtë që siguron Europa Ligën.