Montella: Sevilla klubi i duhur për idetë e mia

Montella: Sevilla klubi i duhur për idetë e mia

30 dhjetor 2017 13:33

Vincenzo Montella është prezantuar sot para mediave si trajner i Sevillas, klub për të cilin ka thënë se është i duhuri për të treguar idetë e tij.

Më 27 nëntor ai u shkarkua nga Milani, por menjëherë mori punën e re në La Liga, për të zëvendësuar Eduardo Berizzon e shkarkuar.

“Falënderoj Sevillan për këtë mundësi. Në qëllimet afatshkurta është që të fitojë dhe është klubi ideal që unë të shpreh idetë për futbollin. Është mundësi e madhe për mua. Jam i mahnitur me stadiumin, klubin dhe shpirtin e Sevillas, të cilat i kam parë kur isha me Fiorentinan në Europa Ligë”, ka thënë Montella.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme