Sport

Cavani thotë se nuk ka probleme me Neymarin

Edinson Cavani ka pohuar se raportimet për një mosmarrëveshje me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Neymarin, ishin vetëm “keqkuptim”.

Pak javë pas transferimit të brazilianit në Paris, dyshja kishte mosmarrëveshje lidhur me ekzekutimin e një penaltie, e cila i shtyu lojtarët që të kenë disa diskutime.

Cavani ka insistuar se me brazilianin ka marrëdhënie të mirë de se janë të përqendruar për t’i ndihmuar klubit që të fitojë titullin e Francës.

“Kemi lidhje të mirë. Jemi profesionistë dhe qëllimi jonë është që të ndihmojmë klubin. Të gjithë ishin të lumtur kur ai [Neymari] u transferua këtu sepse është lojtar i madh dhe ishte gjë e mirë për klubin dhe ekipin”.

“Problemi është se shumë njerëz nuk kanë dhënë informacionin e saktë dhe kishte keqkuptime”.