Wenger i shqetësuar me klanet në ekip

Wenger i shqetësuar me klanet në ekip

30 dhjetor 2017 10:11

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i shqetësuar për tensionet në rritje mes “rebelit” Alexis Sanchez dhe bashkëlojtarëve të tij.

Kiliani raportohet se synon të përfundojë kontratën me ekipin londinez para se largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Problemi me kontratën e Sanchezit ka shkaktuar pakënaqësi te lojtarët e Arsenalit dhe kjo është vërejtur kur një pjesë e tyre refuzuan të festonin golin e tij kundër Crystal Palace.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka pohuar se ka “ndarje” mes lojtarëve, derisa gazeta britanike “The Mirror” raporton se Wenger është plotësisht në dijeni për këtë ndasi të lojtarëve dhe shpreson se do ta zgjidh atë para se situata të dalë nga duart.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme