Sport

Barça frikësohet se Unitedi mund t’ia marrë Umtitin

Barcelona raportohet se është e shqetësuar me klauzolën prej 54 milionë funteve që ka kontrata e Samuel Umtitit, të cilën Manchester Unitedi mund ta paguajë pa problem.

24-vjeçari, i cili është i lënduar, ka treguar formë të mirë që prej transferimit të tij nga Lyoni për 25 milionë funte sezonin e kaluar.

Sipas Daily Mail, shefat e Barçës janë të frikësuar për një afrim të mundshëm të Unitedit me mbrojtësin, derisa Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi.

Si kundërpërgjigje klubi spanjoll është duke menduar t’i ofrojë kontratë të re francezit, me të cilën do të rritej konsiderueshëm edhe klauzola e tij e lirimit.