Ismet Sinani, talenti kosovar i Milanit

Ismet Sinani, talenti kosovar i Milanit

29 dhjetor 2017 23:57

Ismet dhe Leonard Sinani janë dy talentët kosovarë që po fitojnë vëmendje gjithnjë e më të madhe në futbollin italian.

Ismeti është pjesë e ekipit të të rinjve të Milanit kurse Leonardi është në fazën kur do të vendos nëse do të shkojë hapave të vëllait të madh apo të zgjedh një tjetër skuadër të madhe evropiane.

Ismet Sinani është pjesë e akademisë së gjigantit italian, Milanit, nga viti 2013. Në një intervistë për Sportin në KTV, Sinani tregon se si filloi të merret me futboll dhe momentin kur "rossonerët" i bën ofertë t’iu bashkohet.

18-vjeçari flet edhe për këtë edicion, kohën kur punoi me trajnerin aktual të Milanit, Gattuson dhe për disa prej lojtarëve të ekipit të parë me të cilët ka raporte shumë të mira, si Cutrone e Donnarumma.

Ëndrra e Ismet Sinanit është të luajë me ekipin e parë të Milanit derisa shprehet i hapur edhe për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme