Sport

Interi po monitoron situatën e Mkhitaryanit tek Unitedi

Descriptive Text

Interi raportohet se mbetet i interesuar për mesfushorin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan dhe mund të bëjë ofertë zyrtare javën e ardhshme.

Armeni pritet të largohet nga Old Traffordi pasi nuk ka treguar formë të mirë dhe ka dështuar të bind edhe në ndeshjet e fundit, kur i është dhënë mundësia.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se Mkhitaryan ka mungesë të formës dhe nuk ka realizuar gol e asistim që prej shtatorit.

Sipas Sky Sports, 28-vjeçari është në mesin e disa lojtarëve që janë duke u monitoruar nga Interi që dëshiron të sjell një lojtar në fazën e sulmit gjatë muajit janar.

Në radarin e ekipit italian janë edhe Gerard Deulofeu e Javier Pastore.