Ronaldo dhe Zidane, më të mirët e globit

Ronaldo dhe Zidane, më të mirët e globit

29 dhjetor 2017 14:30

Cristiano Ronaldo është fitues i lojtarit të vitit ndërsa Zinedine Zidane u votua si trajneri më i mirë i vitit, ku Real Madridi dominoi sa i përket çmimeve të fituara në “Globe Soccer Awards” në Dubai. Ekipi spanjoll poashtu u zgjodh më i miri për vitin 2017-të.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin këtë vit, duke shënuar dy herë kundër Juventusit në finalen e “Championsit”, për t’i ndihmuar madrilenëve ta fitojnë trofeun më të çmuar për klube dy herë rresht në formatin e tanishëm, transmeton KTV.

Sulmuesit portugez iu dha ky trofe nga ish futbollisti dhe legjenda e Juventusit e Italisë, Alessandro del Piero.

Zidane u shpall më i miri për shkak të sukseseve që i pati me klubin e tij. 45-vjeçari e mori drejtimin e Realit në janar të vitit 2016-të, dhe i udhëhoqi kryeqytetasit në dy trofe të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve si dhe në triumfin e parë në La Liga që prej vitit 2012-të, madje e fitoi edhe Superkupën e Evropës si dhe Kupën e Botës për Klube. Ndërkohë, Pierluigi Collina i Italisë, President i komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s, ia dhuroi çmimin e gjyqtarit të vitit, Felix Brych të Gjermanisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme