Hazard refuzoi Chelsean, i bashkohet Realit?

Hazard refuzoi Chelsean, i bashkohet Realit?

29 dhjetor 2017 14:26

Mesfushori me tipare sulmuese i Chelseat, Eden Hazard, e ka refuzuar ofertën e Chelseat për vazhdimin e kontratës së tij me klubin anglez, dhe tani shpreson që në një të ardhme t’i bashkohet Real Madridit.

Lajmin e ka konfirmuar babai i belgut, Thierry Hazard, i cili foli për dëshirën e tij për të luajtur në “Bernabeu”.

“Është e vërtetë se Eden e ka refuzuar mundësinë për ta vazhduar kontratën me Chelsean. Ai dëshiron që ta shfrytëzojë një interesim të Real Madridit, por deri tani mund të them se asgjë nuk ka zyrtare me klubin madrilen”, ka deklaruar babai i tij, transmeton KTV.

Belgu Eden Hazard e ka fituar dy herë Premierligën me Chelsean që kur iu bashkua ekipit në verën e vitit 2012-të.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme