Sport

Berisha vendimtar për Melbournin, shënon eurogol

Sulmuesi shqiptar edhe njëherë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij. Melbourne Victory ka marrë një fitore tejet të rëndësishme duke mposhtur Newcastle Jets me rezultat 2:1 në A League të Australisë.

Në këtë fitore, vendimtar ishte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha i cili realizoi në minutën e 53-të të takimit, kur rezultati ishte 1:1, transmeton KosovaPress.

Melbourne tani renditet në pozitën e tretë në A League me 19 pikë nga 13 xhiro të luajtura, kurse për Berishën ky ishte goli i pestë sezonal.