Sport

Juve e dëshiron Canin në janar, ofron 6 milionë euro

Descriptive Text

Raportohet se Juventusi e dëshiron mesfushorin gjerman të Liverpoolit, Emre Can në afatin kalimtar të janarit.

Mediat italiane raportojnë se për këtë Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 5-6 milionë euro, transmeton Koha.net.

Kontrata me Liverpoolin mesfushorit gjerman i skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Manchester City, Bayern Munichu, dhe Dortmundi, megjithatë Juventusi është favorit për shërbimet e tij.