Sport

Aventurat fantastike të Faboulous Flournoyt

Fabulous Flournoy, figura më e famshme në histori të Ligës së Basketbollit të Britanisë (BBL), dëshiron të mësojë të notojë. Ai dëshiron të mësojë të notojë në mënyrë që të mësojë të surfojë, e kështu të përmirësojë stabilitetin e tij dhe të luajë basketboll përgjithmonë, shkruan NYT.

Flournoy 44-vjeçar, një lojtar-trajner i Newcastle Eagles, ka mbajtur mësimin e dytë në një pasdite së fundi. Me një palë syze uji dhe një rrip që i mundëson të qëndrojë mbi ujë, ai dëgjonte këshillat e instruktorit të tij, përcjell Koha Ditore.

Flournoy kurrë nuk ka mësuar të notojë derisa po rritej në Bronksin Jugor. Por ai është i përkushtuar të mësojë këtë në një moshë të vonshme.

"Kur dua të bëj diçka e bëj tash. Unë nuk pres", thotë ai.

Flournoy, në stinorin e tij të 22-të në elitën e basketbollit britanik, nuk po mund të ndalet. Ai nuk mund të ndalet së luajturi për Newcastle Eaglesin, që e angazhoi atë si një alo me tipare defensive në vitin 2001.

Ai nuk mund të ndalet edhe së stërvituri skuadrën, një detyrë që ishte hezitues të pranonte një vit pasi firmosi me këtë skuadër. Por ai nuk sheh arsye për t'u ngadalësuar, jo pasi rizbuloi gjuajtjen e tij dhe rregulloi ushqimin.

Ai mund të konsiderohet si një prej basketbollistëve profesionistë më të vjetër në botë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)