Rondo bën histori me 25 asistimet në një ndeshje

Rondo bën histori me 25 asistimet në një ndeshje

29 dhjetor 2017 11:54

Rajon Rondos iu deshën 20 ndeshje me New Orleans Pelicans që të rishkruajë librat e rekordeve të klubit, shkruan AP.

Rondo po përshtatet gjithnjë e më tepër te skuadra e re dhe aftësia e tij për të gjetur lojtarët në pozitë të favorshme për të shënuar mund të jetë pikërisht ajo që i është dashur New Orleansit, transmeton Koha Ditore.

Rondo vendosi rekord të klubit prej 25 asistimeve për vetëm 30 minuta lojë, Anthony Davis shtoi 33 pikë, 11 kërcime e gjashtë bllokada, ndërsa New Orleans Pelicans triumfoi ndaj Brooklyn Nets të mërkurën mbrëma me shifrat 128:113.

Tash Rondo është lojtari i vetëm aktiv që ka realizuar 25 asistime në një ndeshje dhe është njëri nga shtatë në histori të NBA-së që ka arritur këtë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme