Sport

Januzaj pritet të jetë i gatshëm për sfidën e parë të 2018-s

Descriptive Text

Mesfushori Adnan Januzaj, të enjten ka bërë stërvitje individuale. Ai nuk ka stërvitur me grupin, pasi është duke u rikuperuar nga një lëndim i pësuar në ndeshjen e fundit të këtij viti për Real Sociedadin e zhvilluar më 20 të këtij muaji kundër Sevillas (3:1).

"Januzaj pësoi një tërheqje të muskulit kundër Sevillas dhe është duke u rikuperuar. Ai nuk stërviti bashkë me grupin, por në mënyrë individuale. Megjithatë, Januzaj do të jetë i gatshëm për Sociedadin për ndeshjen në La Liga kundër Leganes. Januzaj është lojtar kyç në mesfushën e Sociedadit", njoftoi "marca.com", përcjell Koha Ditore.

Ndeshja ndërmjet Leganes dhe Sociedadit do të zhvillohet më 6 janar të vitit të ardhshëm. Këtë edicion mesfushori i përfaqësueses së Belgjikës ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 12 paraqitje.

Një asist ka në katër paraqitje të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.