Schalke konfirmon largimin e Avdijajt

Schalke konfirmon largimin e Avdijajt

29 dhjetor 2017 08:26

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel, ka konfirmuar se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, do të largohet gjatë muajit janar.

Avdijaj 21-vjeçar ka kohë që nuk është në planet e trajnerit të Schalkes Domenico Tedesco. Por Avdijaj refuzoi që gjatë verës të largohet nga skuadra e Bundesligës, përcjell Koha Ditore.

"Ne dëshirojmë të mbajmë një skuadër të vogël, por kompakte. Donis Avdijaj mund të largohet nga klubi në janar. Do të ketë edhe largime të tjera, por për gjithçka do të na njoftojë me kohë trajneri. Vendimet janë të trajnerit, ne me mundësitë tona do të mundohemi të plotësojmë kërkesat e tij", ka thënë Heidel për "Bild".

Avdijaj është zhvilluar në klubin e futbollit Schalke. Por nuk ka arsyetuar pritjet dhe gjatë janarit do të jetë lojtar i lirë, ndonëse ka kontratë deri në qershor të vitit 2019.

Për një vit e gjysmë Avdijaj luajti te Sturm Grazi si lojtar i huazuar nga Schalke.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme