Kosovarët me 50 e më shumë ndeshje për përfaqësuese të huaja

Kosovarët me 50 e më shumë ndeshje për përfaqësuese të huaja

29 dhjetor 2017 08:14

Duhet të priten edhe shumë vite që ndonjë futbollist i Kosovës t'i afrohet ndonjë shifre jubilare të ndeshjeve të luajtura me përfaqësuese.

Pasi Kosova për kohë të gjatë mezi ka luajtur miqësore dhe ndeshje të vërteta ndërkombëtare garuese luan vetëm prej shtatorit të vitit të kaluar, reprezentuesit e Kosovës nuk mund të mburren me numrin e madh të ndeshjeve me përfaqësuese, shkruan sot Koha Ditore.

Rekordin për më së shumti paraqitje me Kosovën e mban kapiteni aktual, portieri Samir Ujkani. Ujkani 29-vjeçar i ka 16 ndeshje, ndërsa janë disa lojtarë të tjerë që kanë arritur shifrën e 11 ndeshjeve.

Nuk dihet nëse Ujkani do të arrijë në shifrën e 50 apo 100 ndeshjeve me përfaqësuesen e Kosovës. Do të ishte një e arritur e madhe për portierin që kryesisht ka kaluar karrierën në Serie B të Italisë apo në stol të skuadrave të Serie A dhe që i është afruar të tridhjetave.

Natyrisht, do të vijë dita kur edhe Kosova do të ketë lojtarë me 50 e 100 ndeshje, që shumica e federatave nacionale i shënojnë si momente me peshë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme