Dallku ëndërron kampionatin anglez

Dallku ëndërron kampionatin anglez

28 dhjetor 2017 20:57

Ardin Dallku është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në kampionatin ukrainas. Pas një viti mjaft të suksesshëm me Vorsklën, Dallku është për pushime në vendlindje.

Mbrojtësi është një prej lojtarëve kryesorë te Vorskla ndërkaq u përzgjodh edhe në formacionin më të mirë të sezonit në elitën e futbollit ukrainas. 18 paraqitje në 19 xhiro dhe 1 gol i shënuar nga 23–vjeçari që shprehet i kënaqur me formën e tij gjatë pjesës së parë të kampionatit.

Dallku thotë se objektiv për këtë edicion është të kthehen me klubin në garat evropiane. Mbrojtësi kosovar është në kontratë me klubin ukrainas deri në vitin 2020 dhe thotë se pavarësisht interesimeve, nuk e mendon largimin nga Vorskla.

Ardini ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve ndërkaq preferon që një ditë të luajë në Premier Leaguen angleze.

Paraqitjet e mira me Vorsklën shpërblyen Dallkun me ftesë te kombëtarja e Kosovës megjithatë Ardini debutoi vetëm në ndeshjen e fundit, në miqësoren me Letoninë. Vushtrriasi kishte marr hapat e parë të futbollit Prishtina.

Në vitin 2011 la Kosovën për të vijuar karrierën në Ukrainë, fillimisht në ekipet e grupmoshave të reja te Vorska ndërkaq në fund të vitit të kaluar kaloi në ekipin e parë. Në Vorskla për 12 vite kishte luajtur edhe vëllai i madh i Ardinit, Armend Dallku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme