Arsenali ringjall interesimin për Mahrezin

Arsenali ringjall interesimin për Mahrezin

28 dhjetor 2017 18:23

Arsenali raportohet se ka vendosur të kthehet në garë për transferimin e anësorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Gjatë verës, Arsenali ishte në mesin e shumë klubeve që u interesuan për Mahrezin, i cili kërkoi largimin nga King Power Stadium.

Algjeriani mbeti edhe për sezonin e ri te “Dhelprat”, por sipas “Le Buteur”, londinezët janë gati të rikthehen në garë për 26-vjeçarin.

Mahrezit i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tij, por nuk ka shfaqur sinjale se do ta vazhdojë atë me Leicesterin.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke kërkuar zëvendësues për Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin, të cilët kanë vetëm gjashtë muaj kontratë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme