Arsenali raportohet se ka vendosur të kthehet në garë për transferimin e anësorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Gjatë verës, Arsenali ishte në mesin e shumë klubeve që u interesuan për Mahrezin, i cili kërkoi largimin nga King Power Stadium.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlgjeriani mbeti edhe për sezonin e ri te “Dhelprat”, por sipas “Le Buteur”, londinezët janë gati të rikthehen në garë për 26-vjeçarin.
Mahrezit i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tij, por nuk ka shfaqur sinjale se do ta vazhdojë atë me Leicesterin.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke kërkuar zëvendësues për Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin, të cilët kanë vetëm gjashtë muaj kontratë.