Sport

Ajaxi me trajner të ri

Descriptive Text

Ajaxi ka emëruar Erik ten Hagun si kryetrajner të ri të ekipit.

Ish-trajneri i Utrechtit do të marrë drejtimin e gjigantit holandez nga 1 janari pasi është pajtuar për kontratën dyvjeçare e gjysmë.

Ten Hag zëvendëson Marcel Keizerin, i cili u shkarkua së bashku me asistentin e tij Dennis Bergkamp.

Holandezi ishte ndihmës i Pep Guardiolas te Bayern Munichu para se të bashkohej me Utrechtin në vitin 2015.