Klopp: Fansat të mos merren me çmimin e Van Dijkut

Klopp: Fansat të mos merren me çmimin e Van Dijkut

28 dhjetor 2017 14:59

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka ftuar fansat e klubit të mos e diskutojnë çmimin e transferimit të Virgil van Dijkut.

Dje “Të Kuqtë” transferuan qendërmbrojtësin holandez nga Southamptoni për 75 milionë funte duke e bërë mbrojtësi më të shtrenjtë në histori.

“E kemi sjellë për kualitet. Për këtë ishim të interesuar për të. E di se njerëzit habiten për çmim, por për mua kjo s’është diçka interesante. Ne nuk i caktojmë çmimet, por ato i bën tregu”, ka thënë Klopp për SkySports. “Gjëja e parë që duhet të harrojnë fansat e Liverpoolit është çmimi. Duhet të flasim vetëm për lojtarin, se çfarë sjellë ai, kualitetet, mentalitetin, karakterin dhe statistikat tjera. Për këtë jemi shumë të lumtur”.

Në anën tjetër, Van Dijk është shprehur i lumtur dhe i nderuar që ka kaluar te Liverpooli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme