Kaçe afër largimit nga PAOK-u, e kërkon një tjetër klub grek

Kaçe afër largimit nga PAOK-u, e kërkon një tjetër klub grek

28 dhjetor 2017 14:06

Mediat greke e drejtojnë Ergys Kaçen drejt klubit modest të Platanias.

Mesfushori korçar që ka një kontratë deri në vitin 2020 me PAOK-un e Selanikut është lënë jashtë projektit të trajnerit Lucescu pasi këtë sezon numëron vetëm 4 ndeshje dhe 239 minuta duke humbur rolin e liderit në mesfushë.

Sipas asaj që raporton “Sportdog.Gr”, Platanias ka nisur ofensivën prej disa ditësh por vendimtare do të jetë përgjigja e lojtarit. Vetë Kaçe duket se nuk e pëlqen destinacionin e ri që i kanë ofruar drejtuesit e PAOK-ut, transmeton Supersport.

Aktualisht, skuadra nga Kreta renditet në vendin e fundit të Superligës greke pasi ka zhvilluar një pjesë të parë sezoni shumë të dobët duke grumbulluar vetëm 6 pikë.

Gjithsesi, këto janë ditë vendimtare për Ergys Kaçen i cili kërkon të ndryshojë menjëherë ambient për të hyrë në planet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Në rast se drejtuesit e PAOK-ut do ta bindin për të lënë Selanikun, atëherë ky do të jetë huazimi i dytë i mesfushorit pas aventurës së dështuar në Çeki me Viktoria Plzen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme