Renditja e UEFA-s, Reali dhe La Liga dominojnë vitin 2017 Foto: Ilustrim

Renditja e UEFA-s, Reali dhe La Liga dominojnë vitin 2017

28 dhjetor 2017 13:45

Në përfundim të vitit kalendarik 2017, Reali i Madridit është skuadra që kryeson renditjen e UEFA-s. Skuadra dy herë kampione e botës në dy vitet e fundit ka koeficientin më të lartë, duke lënë pas rivalin, Barcelonën.

Në vendin e tretë pozicionohet Bayern Munchen që thyen hegjemoninë e spanjollëve, duke lënë në vendin e katërt Atletico Madridin. E pesta, dhe skuadra e parë nga Seria A italiane është Juventusi, që ka lënë pas Paris Saint-Germainin, Sevillan e Manchester Cityn.

Dhjetë vendet e para plotësohen nga Borussia Dortmundi dhe Benfica, transmeton Supersport.

Ndërkohë, kampionati spanjoll kryeson klasifikimin special të ligave europiane, që përllogariten në bazë të koeficientit për pesë vitet e fundit. La Liga ndodhet përpara Premier League, me Serinë A që plotëson podiumin virtual, ndërsa Bundesligën gjermane pozicionohet e katërta.

Asnjë ndryshim për Kategorinë Superiore që mbetet në vendin e 34 në nivel kontinental, duke lënë pas ligat e Islandës, Hungarisë, Maqedonisë e Finlandës. Mbyll renditjen speciale Kosova, me vendin e 55-të.

Superliga kosovare është mbrapa kampionateve në Gjibraltar, Andorrë e San Marino, prej faktit se është njohur vetëm prej një viti dhe nuk mund të përfshihet në përllogaritjen 5-vjeçare të UEFA-s.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme