Ylli i Liverpoolit jashtë fushës deri në shkurt Foto: Reuters

Ylli i Liverpoolit jashtë fushës deri në shkurt

28 dhjetor 2017 11:45

Liverpooli pritet të jetë pa kapitenin Jordan Henderson deri në fillim të muajit shkurt, raporton The Sun.

Skanimi ka treguar se ai ka pësuar një lëndim muskulor të shkallës së dytë, gjë që do të thotë se ai do të jetë jashtë fushës të paktën për katër javët e ardhshme, transmeton Koha.net.

Liverpooli pritet të jetë pa kapitenin së paku në gjashtë ndeshjet e ardhshme, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Manchester Cityn, dhe përballjen me Evertonin në FA Cup.

Henderson, që u lëndua në barazimin me Arsenalin që përfundoi 3 me 3, do të fillojë rehabilitimin për t’u rikthyer sa më shpejtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme