Bardhi synon të luajë në “Champions”

Bardhi synon të luajë në “Champions”

28 dhjetor 2017 09:24

Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë, Enis Bardhi, synon të luajë një ditë me ndonjë skuadër në Ligën e Kampionëve.

Bardhi 22-vjeçar është duke treguar paraqitje të mira me Levanten në La Liga të Spanjës. Ka shënuar katër gola në 15 paraqitje këtë edicion, që është i pari për të në Spanjë, përcjell Koha Ditore.

"Ëndrra ime është që një ditë të luaj në Ligën e Kampionëve. Unë do të luaj çdo ndeshje duke dhënë maksimumin tim. Goli im i parë në La Liga ishte i veçantë për mua. Jam ndjerë shumë mirë që nga dita e parë që kam arritur në Spanjë. Kam gjetur mbështetje maksimale", ka thënë Bardhi në një intervistë për “La Liga”.

Levante është në pozitën e 16-të me 18 pikë. Synim ka mbijetesën. Te Levante mesfushori ofensiv u transferua në verën e këtij viti nga skuadra hungareze Ujpest.

Me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2020. "Edhe në Hungari kam pasur një përvojë pozitive. Shpresoj që gjithë karriera ime të ketë këtë ritëm", ka theksuar Bardhi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme