Klubi turk pas Mehmedit

Klubi turk pas Mehmedit

28 dhjetor 2017 11:21

Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, nga janari i vitit të ardhshëm mund të luajë në kampionatin e Turqisë.

Interesim për sulmuesin e ekipit gjerman Bayer Leverkusen ka shprehur Malatyaspori. "Admir Mehmedi dhe Ahmed Hassan janë dy lojtarët që Malatyaspor synon t'i transferojë gjatë janarit. Për Mehmedin opsion është huazimi me mundësi blerje", shkruan “futbolarena.com”, transmeton Koha Ditore.

Malatyaspor zë vendin e dhjetë në Superligën turke me 22 pikë. Mehmedi 26-vjeçar në dhjetë paraqitje të këtij sezoni në Bundesliga 1 të Gjermanisë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në dhjetë ndeshje.

Me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Interesim për Mehmedin ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane, Hamburg.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme