Fatos Beqiraj nderohet në Mal të Zi

Fatos Beqiraj nderohet në Mal të Zi

28 dhjetor 2017 10:48

Fatos Beqiraj, është nderuar me plaketë nga Federata e Futbollit të Malit të Zi.

Në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit, Beqiraj është nderuar për një të arritur të veçantë - për zhvillimin e 50 ndeshjeve me përfaqësuese të Malit të Zi, shkruan Koha Ditore.

Për 50 ndeshje me fanellë të përfaqësueses, Federata e Malit të Zi ndan plaketë për "jubile të artë".

Beqiraj 29-vjeçar ka fiks 50 ndeshje për Malin e Zi. Në këto ndeshje ka shënuar nëntë gola. Ai për Malin e Zi luan prej vitit 2009, ndërsa aktualisht është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në përfaqësuese.

I pari është Elsad Zverotiq që ka 61 ndeshje. Por sulmuesi pejan synon të kalojë atë në listën e lojtarëve me më së shumti ndeshje në histori të përfaqësueses së Malit të Zi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme