Lira mendon t'i kthehet futbollit pasi ka lindur dy fëmijë

Lira mendon t'i kthehet futbollit pasi ka lindur dy fëmijë

28 dhjetor 2017 10:04

Në fillim të vitit 2017, Fatmire (Lira) Alushi i ka dhënë zyrtarisht fund karrierës si futbolliste.

Alushi, që para se të martohej kishte mbiemrin Bajramaj, është futbollistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. Ajo ka fituar krejt çka mund të fitohet në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Karrierën e ka përfunduar herët për shkak të krijimit të familjes. Është e martuar me mesfushorin e Kosovës, Enis Alushi dhe tashmë ka dy fëmijë, djalin Arianin dhe vajzën Ela.

Por Lira, vitin tjetër mund t'u kthehet sërish fushave të futbollit. Ajo mund të vendosë të luajë sërish, por jo në nivel të lartë. Mundësinë që t'i kthehet lojës së futbollit e ka lënë të hapur në një intervistë që e ka dhënë për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Gjermanisë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme