2018-a do të nisë vrullshëm për sportin kosovar Foto: Koha / Ilustrim

2018-a do të nisë vrullshëm për sportin kosovar

28 dhjetor 2017 08:09

Më 24 janar përfaqësuesja e Kosovës në futboll i mëson kundërshtarët e garës së ardhshme, në të cilën do të paraqitet.

Në Lausanne të Zvicrës do të tërhiqet shorti për edicionin e parë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Kosova është në vazon e katërt të Ligës D, përkatësisht nivelit më të ulët të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Dhe shorti për Ligën e Kombeve vlerësohet me shumë peshë për përfaqësuesen e rrjedhimisht edhe për futbollin kosovar, shkruan Koha Ditore.

Në të vërtetë muajt e parë të 2018-s janë të mbushur me ngjarje me peshë për sportin, përkatësisht për katër sportet kryesore ekipore në vend, futbollin, basketbollin, hendbollin e volejbollin.

Shorti për Ligën e Kombeve është prej ngjarjeve kryesore. Kosova - që ka një cikël të pasuksesshëm pas vetes, atë për botërorin "Rusia 2018" - do të luajë të paktën gjashtë ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme