Sport

Milani fiton derbin ndaj Interit, kalon në gjysmëfinale të Kupës

Milani ka mposhtur rivalin e qytetit, Interin, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Kuqezinjtë” fituan vetëm pas vazhdimeve, pasi që loja e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 0 me 0.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 104-të nga Patrick Cutrone.