Kane synon një tjetër rekord në Premier Ligë

Kane synon një tjetër rekord në Premier Ligë

27 dhjetor 2017 17:35

Sulmuesi Harry Kane ia ka mësyrë një tjetër rekordi në Premier Ligë, i cili është mbajtur që prej vitit 1946.

24-vjeçari anglez synon ta thyejë rekordin për hat-trick të shënuar në tri ndeshje të njëpasnjëshme në ndeshjen që Tottenhami e zhvillon ndaj Swanseas në krizë të thellë rezultatesh.

Ylli i Tottenhamit realizoi nga tre gola ndaj Burnleyt dhe Southamptonit, ndërsa në ndeshjen e fundit theu rekordin për më së shumti gola të realizuar brenda një viti, rekord që mbahej nga Alan Sheareri.

Jack Balmer i Liverpoolit ishte lojtari i fundit që ka realizuar tre golësh me radhë. Këtë rekord ai e kishte thyer 71 vjet më parë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme