Sport

Reali ende i beson Zidanet, por Benzema në pikëpyetje

Humbja prej 0 me 3 nga Barcelona ende po vazhdon ta lëndojë Realin, raporton Marca.

Megjithatë pozita e Zinedine Zidanet në klub nuk është diskutuar, përkundër që është rezultati i tij më i dobët që kur ka marrë drejtimin e klubit, dy vjet më parë, transmeton Koha.net.

Marca raporton se Florentino Perez do të diskutojë me trajnerin francez pasi të kthehet nga pushimet, por suksesi që i ka sjellë klubit në këtë periudhë sa e ka drejtuar do të thotë se i “lejohet” të ketë ndeshje të këqija, edhe në një ndeshje po aq të rëndësishme si “El Clasico”.

Zidane është po aq i mërzitur sa fansat e Realit momentalisht, megjithatë e di se klubi do ta mbështesë momentalisht.

Megjithatë e njëjta nuk mund të thuhet edhe për sulmuesin Karim Benzema, i cili momentalisht është nën shqyrtim.

Përkundër që ai nuk ishte arsyeja e vetme në humbjen nga Barcelona, Marca shkruan se shumica mendojnë se forma e tij e dobët në këtë sezon është një nga arsyet më të forta pse Reali është 14 pikë prapa Barcelonës.

Disa seksione të fansave madrilen thonë se tashmë ditët e tij më të mira te Reali kanë kaluar, klub të cilit iu bashkua më 2009. Një tjetër lojtar që po kritikohet është edhe mbrojtësi brazilian Marcelo.