Mbappe: Kisha kontakte me Realin para transferimit te PSG-ja

Mbappe: Kisha kontakte me Realin para transferimit te PSG-ja

27 dhjetor 2017 15:21

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe në verë i është bashkuar Paris Saint-Germainit.

Mbappe ka zbuluar që ka biseduar me Real Madridin para se të transferohej te PSG gjatë verës, por ai insiston që ajo periudhë i përket të kaluarës.

Talenti francez ka qenë ndër më meritorët që Monaco një sezon më parë u shpall kampion i Francës dhe dukej se ai do të kalonte te Reali në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë nuk ndodhi një gjë e tillë pasi Mbappe kaloi te PSG-ka për 180 milionë euro dhe ai nuk ndihet pishman që ka shkuar te skuadra parisiene, transmeton KP.

“Është e vërtetë që kemi biseduar me Realin, por mendoj se kjo tani i përket të kaluarës. Kam refuzuar Realin pasi doja të vija te PSG, ekipi i qytetit tim”, ka thënë Mbappe për gazetën Marca.

“Doja të luaja me PSG-në dhe jam shumë i lumtur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat këtu”, ka theksuar ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme