“Tottenhami duhet ta paguajë Kanen 150 milionë funta”

“Tottenhami duhet ta paguajë Kanen 150 milionë funta”

27 dhjetor 2017 13:41

Ish-futbollisti i disa skuadrave angleze, Ray Wlikins thotë se presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy duhet të bëjë çdo gjë që ta mbajë Harry Kanen me “Spursat” për gjithë karrierën e tij.

Ai madje ka thënë se sulmuesit të talentuar anglez duhet t’i jepet pagë prej 150 milionë funtash (rreth 170 milionë euro) për dhjetë vitet e ardhshme, transmeton Koha.net.

“Mendoj se Daniel Levy duhet të ulet me të e t’i thotë ‘shiko, këtu i 150 milionë funta – nënshkruaje për dhjetë vjet’. Ato janë shumë para, por janë vetëm 15 milionë në vit. Nëse Tottenhami dëshiron ta zëvendësojë atë, së pari do të duhet të shpenzohen shumë para. E dyta, ku mund ta gjeni kualitetin e Harry Kanet në këtë moment? Plus nëse e mbani Kanen do të joshni emra të mëdhenj të tjerë”, është shprehur ai, raporton Sky Sports.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme