Sport

Një derbi “pa” portierë

Mbrëmja e sotme e Kupës së Italisë do të lërë një të eliminuar në fushën e lojës, pasi kush do të humbasë mes Milanit dhe Interit do të marrë një goditje të rëndë, përtej rëndësisë së një turneu të tillë.

Çerekfinalja e Kupës është karikuar më shumë në dy javët e fundit për shkak të rezultateve negative të skuadrave milaneze. Do të përballen dy ekipe që janë në momentet më të vështira në sezonin aktual.

Si Milani, ashtu edhe Interi, kanë Championsin një objektiv të deklaruar, por kuqezinjtë e lanë pas verën ekzaltuese e tani do të kënaqen edhe nëse arrijnë në kupën më të vogël kontinentale. Një sukses në derbi do të ishte ilaçi i duhur për Gattuson që rrezikon shkarkimin. Nëse Championsi është larg 14 pikë, Kupa është një turne për t’i dhënë kuptim sezonit.

Dy trajnerët nuk duan të tolerojnë aspak në këtë derbi duke aktivizuar të gjithë lojtarët e tyre, por me nga një ndryshim, i cili është në portë, transmeton TCH. 

Si Milani dhe Interi pritet ta luajnë këtë ndeshje pa portierët e tyre të parë. Handanoviqi dhe Donnarumma, pritet të jenë spektatorë në këtë derbi.