Milani pas ish-trajnerit të Interit Foto: Reuters

Milani pas ish-trajnerit të Interit

27 dhjetor 2017 11:49

Pas largimit të Montellas dhe ardhjes së Gattusos në stolin kuqezi, drejtuesit e Milanit prisnin ndryshimin, por deri tani nuk ka asgjë të re.

Të gjendur në një situatë të tillë, drejtuesit e Milanit po mendojnë për tjetër trajner.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se e Fassone dhe Mirabelli i kanë hedhur sytë nga ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini.

Aktualisht italiani është duke drejtuar Zenitin në Rusi, ku ndodhet në vendin e dytë në renditje me 8 pikë diferencë nga kryesuesit e Lokomotiv Mosca dhe drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me këtë ecuri, transmeton tch.

Pengesë për Mancinin është paga e tij prej 8 milionë eurosh, por edhe një tjetër alternativë, ajo e drejtimit të Kombëtares italiane.

Megjithatë, Fassone dhe Mirabelli kanë kohë deri në fund të sezonit për një tjetër ndryshim në stolin e Milanit që ndodhet në një situatë aspak të këndshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme