Shahistëve izraelitë iu mohohet pjesëmarrja në turneun e madh në Arabinë Saudite

Shahistëve izraelitë iu mohohet pjesëmarrja në turneun e madh në Arabinë Saudite

27 dhjetor 2017 10:18

Një turne ndërkombëtar i shahut ka nisur në Arabinë Saudite, me gjithë akuzat se nuk u janë dhënë vizat shahistëve të Izraelit, shkruan BBC.

Një zyrtar saudit ka thënë se vizat nuk ka qenë e mundur të jepen pasi Arabia Saudite nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, përcjell Koha Ditore.

Federata e Shahut e Izraelit ka thënë se do të kërkojë kompensim financiar për këtë.

Organizimi i turneut të parë të madh të shahut shihet si pjesë e procesit të Arabisë Saudite për të hapur më tepër veten me botën e jashtme.

Mirëpo fituesja e dyfishtë e titullit të botës, ka thënë se do të bojkotoj turneun, pasi nuk dëshiron të vesh "abayan", një mantel i gjatë të cilin femrat duhet ta veshin në publik gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite.

Anna Muzychuk 27-vjeçare, që përfaqëson Ukrainën, ka thënë se me gjithë shpërblimet rekorde, ajo nuk do të luajë në Riyadh, edhe nëse kjo nënkupton humbjen e dy titujve të botës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme