Sport

Agjenti Stein tregon se kontratat e lojtarëve janë “formë arti”

Pasi kishte tentuar një herë - ndonëse pasuksesshëm - për të shtyrë Lazion që ta bënte Paul Gascoignen me një fermë të vet të troftave, agjenti Mel Stein di më tepër se shumica për kuriozitete në kontratat e futbollistëve.

Lazio nuk ishte në gjendje të plotësonte kërkesën e Gascoignet në vitin 1992 pas transferimit nga Tottenhami, duke shpjeguar thjesht se "nuk ka trofta në Romë" dhe bëri kompromise me ithtarin e peshkimit duke i dhënë një bonus shtesë, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP.

Si përfaqësueses i Gascoignet, Stein kishte negociuar kontratën dhe 25 vjet më vonë ai i ka thënë AFP-së se marrëveshjet që lidhin lojtarët me klubin kërkojnë një nivel aq të lartë të kompleksitetit, saqë mund të konsiderohen si "formë arti".

"Ka shumë më tepër intelektualizëm në to", ka thënë Stein. "Ka shumë për të menduar jashtë të zakonshmes, si shembull, nëse je duke e bërë një kontratë në vitin e Kupës së Botës. Gjëja tjetër është të shfrytëzosh në favor të lojtarit vlerën komerciale që ka ai. A mund të ndash kontratën në atë mënyrë që të kesh pagesa nga të drejtat e imazhit? E gjitha ka të bëjë me bonuse. A mendon se lojtari yt do të jetë reprezentues? Atëherë fiton më tepër para për ndeshje me përfaqësuese. Natyrisht se ka edhe bonuse për rritje në rangje, rritje të rrogës pas një numri të caktuar të ndeshjeve, dyfishim apo trefishim i pagës për rritje në një nivel më të lartë. E gjitha varet nga liga ku e dërgon lojtarin. Mundohesh të evitosh klauzolat për ulje të pagës në rast të rënies nga liga, ndonëse shumica e klubeve insistojnë në to që 25 për qind e pagës të reduktohet në rast të rënies nga liga. Por mundohesh të gjesh një balancë", thotë Stein.

Stein, në mesin e klientëve të të cilit kishin qenë edhe emrat e famshëm si Alan Shearer e Chris Waddle, thotë se lojtarët e rinj po gabojnë që po kalojnë te top skuadrat angleze dhe po mbesin rezervistë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)