Durant po e dëshmon veten edhe në aspektin defensiv

Durant po e dëshmon veten edhe në aspektin defensiv

27 dhjetor 2017 12:57

Kevin Durant foli me trajnerin e tij Steve Kerr gjatë ndeshjes të së hënës mbrëma, duke e informuar se do të përkujdeset për LeBron Jamesin.

Durant është përkushtuar të maksimalizojë aftësitë e tij individuale, vetëm një stinor pasi siguroi titullin e tij të parë të NBA-së me Golden State Warriors, përcjell Koha Ditore shkrimin e Yahoo Sports.

Kështu që Kerr pranoi kërkesën e Durantit që e bëri në momentet e fundit të ndeshjes të së hënës ndërmjet Golden State dhe Cleveland Cavaliers, një përsëritje e finales së NBA-së të stinorit të kaluar. Durant, që ishte shpallur MVP i finales stinorin e kaluar, po vazhdon të testojë limitet e tij dhe i testoi edhe në ditën e Krishtlindjes.

Ai realizoi 25 pikë, shtatë kërcime e tri asistime në fitoren 99:92 të shënuar nga Golden State. Po ashtu pati edhe dy kërcime e pesë bllokada.

Me këto pesë bllokada u ngrit në krye të renditjes së ligës me 67 sosh këtë stinor, duke e kaluar për tri qendrën e Indiana Pacers, Myles Turner...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme