Pesë fituesit e Kupës së Botës që u pensionuan këtë vit

Pesë fituesit e Kupës së Botës që u pensionuan këtë vit

27 dhjetor 2017 14:46

Pesë fitues të Kupës së Botës në futboll kanë luajtur ndeshjet e tyre të fundit profesioniste në vitin 2017.

Në nderim të tyre, "fifa.com" ka nxjerrë disa prej momenteve që shënuan karrierat e këtyre kampionëve, si gola të rëndësishëm, deklarata të të tjerëve për ta apo statistika të veçanta, përcjell Koha Ditore shkrimin e FIFA.com.

Xabi Alonso

- Karriera me përfaqësuese: 11 vjet (2003-2014). Paraqitje: 114 (88 fitore, 13 barazime, 13 humbje). Gola: 16. Paraqitje në Kupën e Botës: 13 (9 fitore e 4 humbje). Gola në Botëror: 2.

- Një gol për t'u mbajtur në mend: Xabi Alonso kurrë nuk kishte ekzekutuar një penallti në karrierën e tij më herët. Por kur Liverpooli fitoi penallti në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 2005 - një që do të përmbyste disavantazhin prej tre golash për të barazuar rezultatin 3:3 kundër

Milanit - ai vendosi të gjuante.

Gjuajtja e tij e ulët u ndal fillimisht nga portieri i Milanit, Dida, por Alonso reagoi shpejt dhe shënoi. Liverpooli më pas fitoi titullin pas ekzekutimit të penalltive, ndonëse trajneri i Liverpoolit atëbotë, Rafa Benitez, nuk e la Alonson të gjuante gjatë serisë së ekzekutimit të penalltive.

- Statistika e veçantë: Dy gola të tij rresht nga gjysma e fushës që i përkiste skuadrës së tij, e bëjnë Alonson të vetmin që ka arritur një gjë të tillë. Alonso kishte shënuar nga 65 metra kundër Luton Townit dhe më pas realizoi nga 70 metra kundër Newcastle Unitedit. Dy ndeshjet u luajtën më 2006.

- Deklarata: "Çfarë lojtari fantastik. Pasuesi më i mirë me të cilin kam luajtur. Meriton të gjitha lëvdatat që merr. Çfarë karriere të veçantë për klubin dhe shtetin. E kam zili për titullin e botës, titullin e ligës në Gjermani dhe Spanjë që ka fituar. Por, Xabi ti e meriton këtë. Nuk kam mundur të kërkoj për partner më të mirë në mesfushë. Kur u largove më theve zemrën, por je gjithmonë i mirëseardhur të më vizitosh", ka thënë ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard për të.

Philipp Lahm

- Karriera me përfaqësuese: 10 vjet (2004-2014. Paraqitje me përfaqësuese: 113 (82 fitore, 18 barazime, 13 humbje. Gola: 5.

Paraqitje në Kupën e Botës: 20 (15 fitore, 2 barazime e 3 humbje). Gola në botëror: 1.

- Një gol për t'u mbajtur në mend: Atmosfera ishte elektrizuese kur Gjermania nisi Botërorin 2006 që po e organizonte vetë. U bë edhe më elektrizuese gjashtë minuta më vonë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme